Lavdërimet dhe falënderimet tona janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithësisë!
Paqja, mëshira, begatia dhe mirësia e Allahut qofshin mbi më të dashurin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij si dhe mbi çdo pasues të sinqertë!
E titulluam këtë shkrim modest “Jep dhe Fito” sepse Allahu thotë në Kuranin e Tij Fisnik:
Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet.(El-Bekare: 261)
Kështu që jeta e kësaj bote është shumë e shkurtër dhe besimtarët e sinqertë janë ata të cilët në çdo gjë kërkojnë kënaqësinë e Allahut, e një nga mënyrat për të fituar kënaqësinë e Allahut është edhe shpenzimi në rrugën e Tij, shpenzimi që feja e Tij të përhapet, shpenzimi që edhe të tjerët të kenë mundësi të mësojnë, lexojnë e dëgjojnë për fenë e Allahut.
Ne (Iniciativa “Islami, feja e vërtetë”) e kemi një ofertë të mirë për çdo besimtar!
Jep sot një euro – ato do të përdorën për shtypjen e 30-50 fletëpalosjeve – pastaj fito nga Allahu shpërblimin e Tij!
Për i interesuar le të lajmërohet në këto e-mail adresa:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Kështu kanë vepruar edhe të parët tanë të mirë:
“Një njeri e solli një deve me frerin e saj dhe tha: ‘O i dërguar i Allahut! Kjo është në rrugën e Allahut.’, i Dërguari i tha: ‘Ti do të fitosh shtatëqind deve si shpërblim për të në Ditën e Ringjalljes’” (Muslimi)
Falënderimet janë vetëm për Allahun, paqja, mëshira dhe begatia e Tij qoftë mbi më të dashurin e Tij, Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem, i cili u dërgua mëshirë për të gjitha botët, i cili ishte shembull për çdo të mirë, të cilin e kemi model për çdo vepër. Ishte ai i cili na mësoi që duhet të thërrasim në fe, dhe na e skicoi me veprat e tij se si ta bëjmë këtë. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij dhe mbi çdo pasues të sinqertë!
25 Gushti shënoi ditën në të cilën me lejen e të Madhit Allah dolën nga botimi 20,000 fletëpalosje nga seria “Mësoji çështjet thelbësore”.
Në këtë seri fletëpalosjesh kemi përfshirë shumë tituj dhe informacione dhe bëhet fjalë për kuptimet themelore për secilin titull, për më tepër i ktheheni atyre:
Këto 20,000 fletëpalosje janë të ndara në 4 tituj:
-Njëshmëria e Zotit në Islam
-Rëndësia e Namazit
-Të drejtat e gruas në Islam
-Islami nuk është fe e ekstremizmit
Për secilin titull janë botuar nga 5,000 kopje të cilat janë shpërndarë në këto vende:
-Prishtinë, rreth 5,500
-Ferizaj, rreth 5,000
-Prizren, rreth 4,000
-Tiranë, rreth 1,000
-Istog, rreth 1500
-Junik, rreth 1500
-Hajvali, rreth 400
-Kamenicë, rreth 400
-Skenderaj, rreth 300
-Drenas, rreth 300
-Podujevë, rreth 200
-Lupq, rreth 150
Dhe në disa vende tjera në sasia më të vogla, ndërsa shifrat e lartë përmendura nuk janë qindpërqindtë të sakta, por të përafërta.
Fletëpalosjet kryesisht janë shpërndarë nëpër xhamia pas namazit të xhumasë dhe pas namazeve të natës
Por në Ferizaj është organizuar nga Iniciativa jonë me disa vullnetarë shpërndarja me stendë në qytet para kuvendit komunal ku vetëm aty janë shpërndarë rreth 4,000 fletëpalosje, rreth 1,500 kopje nga “falja e namazit për fillestarë” dhe qindra CD-ja me ligjërata.
Nëpër lokale afariste
E falënderojmë Allahun e Lartësuar, Zotin e gjithësisë i Cili na e mundësoi këtë projekt të dobishëm!
Me mirësinë dhe lejen e Allahut të Lartësuar, Iniciativa jonë me disa vullnetarë është involvuar në një projekt të fletëpalosjeve për shpërndarjen e informacionit rreth Islamit dhe keqkuptimet ndaj tij. Këto fletëpalosje janë të lehta për t’u kuptuar, të kapshme për sy dhe janë lexuar nga Muslimanë po ashtu edhe nga jo-Muslimanë duke i afruar lexuesit më afër Islamit.
Këto fletëpalosje fillimisht janë shkruar në anglisht nga një organizatë australiane (IISNA) pastaj janë përkthyer në rreth 50 gjuhë të botës, ndërsa për gjuhën shqipe ka marrë sipërfaqësinë ekskluzive “ISLAMI, feja e Vërtetë”. Pra i kemi përkthyer dhe redaktuar edhe njëherë gjuhësisht dhe fetarisht, pastaj dizajni është rregulluar nga IISNA në mënyrë që në çdo gjuhë dizajni fletëpalosjeve të jetë i njëjtë.
Fletëpalosjet janë copyright i Iniciativës “ISLAMI, feja e Vërtetë” dhe nuk lejohet asnjë ndryshim në to pa leje paraprake, çdo ndryshim të bërë pa leje nuk e keni hallall!
Projekti i themeluar në Gusht të vitit 2011
Me lejen e Allahut çdo vit do të botohen dhjetëra-qindra mijë fletëpalosje
Fletëpalosjet janë të kontrolluara fetarisht nga një Hoxhë i afirmuar
Si mund të posedoni kopje fizike të fletëpalosjeve?
Mund t'u dërgojmë kopje të secilës fletëpalosje falas nga e-maili.
Mund t'ua dërgojmë me e-mail kualitetin e lartë të fletëpalosjeve dhe ju mund ti printoni ato tek shtypshkronja më e afërt. Me kushtet e printimit, fletëpalosjet tona janë të masës A4 , 210x297mm (8.3 x 11.7 inç) me zhvatje të 3mm (.12 inç). Nëse shtypshkronjës i nevojitet një zhvatje tjetër, jemi në gjendje t'ua dërgojmë PDF-t me një zhvatje tjetër të kërkuar.
Si mundeni ju të ndihmoni? Ndihmoni duke dhuruar.
Donacionet tuaja fisnike mund të ndihmojnë në printimin e fletëpalosjeve.
Për vetëm 1€ , (varësisht nga sasia që botojmë) 30-50 fletëpalosje janë të prodhuara me lejen e Zotit!!!
Për donacione na shkruani në:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Deri më tani realizuar...
Gusht 2011:
20,000 (+ mbi 20,000 të tjera të prodhuara nga grupe dhe iniciativa të ndryshme prej tyre veçojmë iniciativën “Ndihmoje fenë e Allahut”) pra diku mbi 40,000 fletëpalosje të botuara deri tani.
Shpërndarja është bërë kryesisht nëpër qytetet e Kosovës ku veçojmë ato me sasi më të mëdha, Prishtina, Prizreni, Kosova, Mitrovica dhe Istogu, por në sasia më të vogla edhe në disa qytete tjera të trojeve tona.
Kryesisht nëpër xhamia (pas namazeve të xhumasë), në rrugë (me stendë dhe me dorë) dhe në lokale afariste punonjësve të tyre.