Facebook
Category: Kthimi i Madh
Published Date Hits: 862
Print

 

19.000 njerëz nga 75 kombësi të ndryshme kanë përqafuar Islamin që nga viti 2006 në Dubai

 

Nga Jamil Khan 10 gusht, 2012

 

DUBAI: Që nga viti 2006 rreth 19.000 njerëz nga kombësi të ndryshme, dhe shumica e tyre gra, e përqafuan Islamin në Dubai, duke përfshirë numrin e 1,600 të këtij viti.

 

"Numri në rritje i jo-muslimanëve vjen në grigjën e Islamit duke pasqyruar mësimin e vërtetë të Islamit në Emiratet e Dubait", tha Dr Omar M Al Khatib, asistent drejtor i përgjithshëm për çështje islame, derisa po fliste për mediet në zyrën e tij të hënën .

 

Më herët, Dr Hamad Al Shaibani, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie kishte njoftuar për ngritjen e një qendre të re për muslimanët e konvertuar.

 

Ai tha se vendimi është marrë në javën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur një delegacion i muslimanëve të konvertuar rishtas kishte takuar lartësinë e tij, Sheikh Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, Zëvendës President dhe Kryeministër i EBA dhe sundimtari i Dubait i cili urdhëroi departamentin për të ngritur qendrën e re.

 

"Nën direktivat e Sheikh Mohammed, Departamenti i Çështjeve Islame dhe aktiviteteve bamirësie ka filluar punën për projektin për të ngritur një qendër ekskluzivisht për të adresuar nevojat e muslimanëve të konvertuar rishtas.

 

"Atyre do t'u jepen të gjitha mësimet e nevojshme për të kuptuar Islamin dhe për ta zbatuar këtë në jetën e tyre të përditshme përveç të zgjeruar mbështetjen e tyre në punët e ditë-për-ditë e tyre," shtoi ai.

 

Dr Al Shaibani shtoi se kjo qendër do të jetë për të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe muslimanët e rinj në veçanti.

 

Dr Al Khatib u tha medieve se departamenti ka  ushqyer  nevojat e muslimanëve të rinj nga ligjëratat e organizuara në gjuhë të ndryshme, duke përfshirë gjuhën angleze, kineze, Hinduse, Urdu, ruse, shqipe, boshnjake, serbe, etiopase , singapurase dhe gjuhë të tjera, dhe shpërndarjen e CD-ve dhe librave për të nxjerrë në pah aspekte të ndryshme të Islamit.

 

"Qendra e re do të jetë një ndërtesë e veçantë me të gjitha objektet e lidhura, ku dijetarët do të mësojnë muslimanët e rinj për rolin e Islamit, mësimet e Islamit dhe të gjitha informatat e nevojshme," shtoi ai.

 

Huda Al Khalfan Kaabi, kreu i divizionit për plotësimin e nevojave të muslimanëve të rinj në departament tha për Golf Today sot se të konvertuarit janë nga më shumë se 75 kombësi.

  

Përktheu: Naim Berisha

Burimi në anglisht: gulftoday.ae

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter