Facebook
Created on 30 July 2011 Category: Rreth nesh
Hits: 556

 

Portal i dijes dhe informacionit

 

 

"ISLAMI, feja e Vërtetë!" është një iniciativë e davetit (thirrjes islame) përmes internetit duke filluar nga uebfaqja, faqja në Facebook si dhe kanali në Youtube. Kjo iniciativë synon vetëdijesimin e muslimanëve shqipfolës që ta njohin më afër fenë e tyre të pastër si dhe të largohen nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet që i bëhen sot asaj.


"ISLAMI, feja e Vërtetë!" thërret në Islam të pastër dhe burimor, duke u bazuar në Kur’an dhe Sunnet, sipas kuptimit të gjeneratave të arta dhe dijetarëve të dëshmuar pas tyre.

 

Dëshirojmë që populli ynë të adhurojë vetëm Allahun Një dhe të mos i përshkruajë Atij asnjë ortak apo partner në adhurim. 

Andaj thërrasim në atë se Islami është Feja e Vërtetë dhe vetëm përmes kësaj feje të shenjtë mësohet adhurimi i drejtë ndaj Allahut, vetëm me Islam ka shpëtim dhe vetëm me Islam shkohet në Xhennet. Çdo rrugë tjetër përveç asaj islame nuk të çon askund tjetër përveçse drejt në zjarr të Xhehennemit. Allahu na ruajt nga ai!

Dëshirojmë të jemi nga ata që Allahu i përmendi në Kur’an:

"Nuk ka dyshim se për: muslimanët e muslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumë përmendësit e Allahut e shumë përmendëset e Allahut, Allahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh." (Kur’an, El-Ahzab [33]: 35)

Me këtë iniciativë, po ashtu, i thërrasim edhe të gjithë ata pasues të feve tjera që t'i nënshtrohen Allahut, Krijuesit tonë dhe të tyre e t'i largohen adhurimit të dikujt tjetër përveç Allahut. 

I ftojmë për në Xhennet, për në kënaqësinë e përhershme, për në vendin e gëzimeve, për në vendin e lumturisë absolute...!

Përgjigjet kush do. Kthen shpinën kush do.
Ditën e gjykimit mos na kërkoni llogari, sepse po ju lajmërojmë për një humbje të sigurtë pa ISLAM! Pasha Allahun, nuk dëshirojmë tjetër (për ju) përmes kësaj thirrje, pos shpëtimin tuaj, ndërsa për vete shpërblim tek Allahu!

Allahu në Kur’anin Fisnik thotë:

"Feja e pranueshme tek Allahu është islami e atyre që është dhënë libri, pasi mësuam për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t'I jape llogarinë."
(Kur’an, Ali Imran [3]:19)

O pasues te feve tjera, ju thërrasim ne bashkim qe ta adhurojmë vetëm NJË ZOT, i Cili është Krijuesi ynë, i juaji dhe i tërë gjithësisë!

Kështu na mësoi Allahu në Kuran:

'Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil, Tora dhe Ungjill), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos Allahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë gjë shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër përveç Allahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!"'
(Kur’an, Ali Imran [3]:64)

Allahu na ndihmoftë!

 

 


Disa detaje:


Jemi aktiv në këto faqe dhe kanale:

 

www.IslamiFejaeVertete.com

www.FejaeVertete.com

 

www.Facebook.com/ISLAMIfejaeVertete

www.facebook.com/ISLAMIfejaeVerteteCom

 

www.Youtube.com/ISLAMIfejaeVertete

www.Youtube.com/FejaeVertete

 

Last Updated on 14 February 2012
 
Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter