Facebook
Category: Të ndryshme
Published Date Hits: 751
Print

 

Pastori Terry Jones djeg sërish Kuranin (VIDEO)

 

Pastori amerikan Terry Jones, përpara një grupi prej 20 personash, ka vendosur të djegë sërish një kopje të Kuranit.

Objektivi i tij është të sigurojë lirimin e Youcef Nadarkhani, një pastor i krishter i dënuar me vdekje në Iran, por efekti i veprimit të tij mund të jetë komplet tjetër.

Pamjet e djegies së librit të shenjtë islamik dhe ajo e portretit të profetit janë xhiruar nga një telefon celular dhe janë transmetuar në youtube, duke bërë xhiron e botës dhe duke shkaktuar reagime të shumta.

Ministria e Jashtme iraniane ka reaguar duke deklaruar se veprimi është në linjë me “projektin e dështuar të islamofobisë” dhe ka kërkuar që presidenti amerikan të kërkojë falje.

Gjesti i paralajmëruar i pastorit, i kryer përpara një kishe në një fshat të Floridës, ka bërë që në atë vend të mblidhen shumë njerëz, para të cilëve ai ka hedhur në mes të flakëve librin e Kuranit.

Kjo nuk është hera e parë që Terry Jones djeg librin e shenjtë. Në masr të vitit 2011 ai dogji një të tillë dhe transmetoi pamjet e “ceremonisë” në internet.

Pamjet shkaktuan akte të shumta dhune në veri të Afganistanit, ku humbën jetën 12 persona. Pikërisht për këtë, Pentagoni bëri presion ndaj pastorit për të ndalur veprimin e tij ekstrem, por pa pasur sukses./tch/

 

You need to a flashplayer enabled browser to view this YouTube video

Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter