Facebook
Category: Mjekësia dhe Islami
Published Date Hits: 521
Print

 

Buzëqeshja lehtëson stresin



Një frazë e vjetër reciton, "Buzëqesh dhe e tërë bota buzëqesh me ty." Nëse kjo është apo jo e vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar se buzëqeshja mund të ndihmojë njerëzit që të përballojnë stresin. Disa vullnetarë ishin trajnuar ashtu që të shkaktonin një të buzëqeshur standarde ( një të ngjashme me atë kur fotografoheni për fotografi klase, apo letërnjoftimi, ku vetëm muskujt e gojës aktivizohen) dhe një buzëqeshje “të vërtetë” apo Duchenne, ku edhe muskujt rreth syve aktivizohen. Pastaj, vullnetarët u angazhuan në aktivitete sfiduese, sikurse vendosja e dorës në ujë-akull, duke shkaktuar shprehjet e caktuara të buzëqeshjes. Edhe pse, niveli i stresorëve u rrit, pjesëmarrësit në grupin e “buzëqeshjes së vërtetë” rikthyen ritmin e zemrës në normale më shpejt krahasuar me grupin neutral. Hulumtuesit sugjerojnë se me të vërtetë buzëqeshja, edhe nëse nuk ndihesh i gëzuar apo ne qejf, mund të zvogëlojë ndikimin fiziologjik të situatave stresuese.

 

Buzëqeshja përmendet në Kuran:

 

Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”. E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua...”  (En-Neml 18,19)

 

I dërguari i Allahut alejhi-selam ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është sadaka”. [Et-Tirmidhi]

 

Referenca: [Psychological Science, online Gusht]

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Shpërndaje këtë postim

Youtube
Degjoni Radio Pendimin
1Arsye
www.kohaislame.com
Koha
Reklamo

Video e zgjedhur për ju!

Abonohu për të na ndjekur

Fletëpalosjet

Fletushkat

Videot e fundit

You must have the Adobe Flash Player installed to view this player.
  • Lajmet e fundit
  • Më të klikuarat
  • Të Veçuara
Twitter